Ferati Zgjidhja per Mitrovicen qytet me dy komuna
Ministri i Pushtetit Lokal Sadri Ferati ne nje interviste per BBC-ne ka deklaruar se zgjidhja e problemit te veriut te Kosoves nuk mund te behet as permes shkeputjes se asaj pjese dhe as permes dhenies se nje autonomie te gjere per Mitrovicen.
Sipas ministrit pakoja e Ahtisarit qe propozon integrimin e Mitrovices permes modelit nje qytet me dy komuna eshte zgjidhja e vetme per kete problem. Ai tha se ne veri te Mitrovices me shumice serbe ka nje deficit shume te madh te sundimit te ligjit ndersa gjendjen atje e pershkroi si te tensionuar. Nderkohe Ferati permendi edhe deklaraten per pavaresi te Veriut duke konsideruar se edhe vete serbet u distancuar nga ky veprim. Edhe vete Beogradi u detyrua te reagoje dhe te thote se nuk eshte pjesemarres i kesaj ideje mirepo edhe nje numer i konsiderueshem i serbeve nga pjeset e tjera te Kosoves reaguan dhe kundershtuan dicka te tille pasi ajo do ti demtonte interesat e serbeve sepse serbet nuk jane vetem ne Mitrovice Zvecan Leposaviq e Zubin Potok por ata jane kudo neper Kosove-tha Ferati duke konsideruar se edhe vete Beogradi e di se dicka e tille eshte e rrezikshme. Persa i perket idese se dhenies se statusit special per Mitrovicen apo dhenies se nje autonomie te ngjashme me ate te Tirolit Jugor ministri u sh preh se idete per tia bere dikujt qejfin ne radhe te pare flas per Beogradin jane te demshme. Kur flitet per nje kualitet te jetes ketu dhe per te drejtat e njeriut pra per te drejtat e qytetareve te komunitetit serb vetem po te analizojme statusin e nje komune te Kosoves ajo eshte dicka me shume se sa vete Tiroli apo kur flitet per shume ceshtje te tjera. Prandaj pakoja e Ahtisarit ka dizajnuar nje projekt te tille qe ka maksimalizuar te drejtat per komunitetet dhe vete shpallja e Kosoves si nje shtet i te gjithe qytetareve te saj pra shtet joetnik nenkupton Kushtetute dhe ligje qe do te sigurojne barazine qytetare dhe kjo eshte dicka me e mira qe e ka pare njerezimi tha ministri Ferati. Por kreu i ministrise se pushtetit lokal shprehu perkushtimin e institucioneve te Kosoves per krijimin e nje mjedisi te pershtatshem per mbajtjen e zgjedhjeve per komunen e re te Mitrovices Veriore pavaresisht kundershtimeve nga serbet lokale.
Duhet te sigurohet nje ambient ku sundon ligji nje ambient i sigurt per qytetarin ku qytetari lirshem te krijoje idete e tij lirshem te shprehe interesat e tij lirshem te votoje per perfaqesuesit qe do u shpreh ministri Ferati.
Gjelic Rezoluta per Kosoven nuk do te modifikohet
Zevendeskryeministri serb Bozhidar Gjelic ka bere te ditur se nuk do te kete terheqje e as modifikim te rezolutes per Kosoven.
Sipas Gjelic ky eshte qendrimi perfundimtar i politikes se Beogradit. Ne do te refuzojme edhe oferten e shefit te diplomacise gjermane Vestervele i cili te enjten ne Beograd do te kerkoje ne emer te BE-se qe Serbia te fshije pjese te tekstit te rezolutes ku permendet statusi i Kosoves tha Gjelic. Nderkohe nje dite me pare shtypi serb beri te ditur se Asambleja e Pergjithshme e Kombeve te Bashkuara do ta shqyrtoje rezoluten per Kosoven te cilen e ka paraqitur Beogradi zyrtar pas shpalljes se Mendimit te GJND-se me 9 shtator. Po ne te njejten dite do te duhej te mbahej edhe votimi por kjo do te varet nga shqyrtimi dhe nga vendimi te cilin ne konsultime me palet e interesuara ne OKB do ta marre Libia vendi kryesues i Asamblese se Pergjithshme. Sipas gazetes Danas e cila i referohet kreut shteteror serb Libia ka respektuar kerkesen qe shqyrtimi te mbahet me 9 shtator ne diten kur Asambleja e Pergjithshme e OKB-se do te shqyrtoje rezoluten e Azerbejxhanit ne lidhje me situaten ne Nagorni-Karabakh. Kete dite ne mbledhje per here te pare do te marre pjese ambasadori i BE-se i cili ka marre statusin e vezhguesit ne Organizaten boterore. 9 shtatori ka theksuar burimi i Danas eshte dita qe mund te behet votimi i rezolutes i cili do te jete i veshtire por jo qellim i pamundur.
Kili nje leter tregon shenja jete te minatoreve te zhdukur
Presidenti i Kilit Sebastian Pinera ka treguar letren e derguar nga minatoret e ngujuar prej 17 ditesh ne minieren San Esteban.
Ekspertet thone se procedura e nxjerrjes se minatoreve nga miniera ne Kili mund te zgjase nga 3-4 muaj. Raportimet nga miniera e bakrit dhe arit e San Estebanit ne veri te Kilit thone se guret e rrezuar ne mase te madhe me 5 gusht jane jo te qendrueshem dhe se mund te kete edhe levizje te tjera guresh.
Kjo i komplikon tentativat e shpetimit ndersa ekspertet e minieres tregojne se ata do te fillojne me shpimin e nje grope ne forme pusi ne nje zone qe nuk eshte prekur nga levizjet e gureve.
Shpresat per te gjetur te mbijetuar ishin pakesuar deri ne momentet kur nje sonde e futur thelle nen toke doli ne siperfaqe me nje leter ku me ngjyre te kuqe shkruante se te gjithe minatoret e ngujuar pikerisht 33 te tille jane mire dhe se jane vendosur ne nje strehe emergjente. Te afermit e mbledhur prane minieres kendonin nga gezimi derisa presidenti i Kilit Sebastian Pinera u tregonte per lajmin.
Athine
15 pengje ne nje banke te Pireut
Nje grabites banke qe tentoi te vidhte nje banke ne Pire te Athines ka marre peng disa njerez dhe ka negociuar me policine per lirimin e tyre. Ngjarja ndodhi paraditen e djeshme ne periferi te kryeqytetit helen ku dy grabitesit shtine me arme zjarri ne afersi te National Bank ku ndodheshin rreth 15 kliente. Njeri prej tyre eshte arrestuar nga policia ndersa tjetri u mbyll ne ndertese bashke me pengjet. Sipas te dhenave nje person ka marre plage te renda dhe eshte shtruar me urgjence ne spital.
Filipine
Vritet pengmarresi i autobusit ne Manila
Policia filipinase ne Manila ka vene nen kontroll autobusin ku nje person i armatosur po mbante peng 16 persona duke e vrare ate. Policia rrethoi autobusin dhe nisi operacionin pasi u degjuan te shtena brenda automjetit. Shume nga pengjet jane pare te largohen nga autobusi pas nderhyrjes se policise. Drama e pengjeve filloi nente ore me pare kur pengmarresi rrembeu nje autobus me 25 pasagjere. Shumica e pengjeve besohet se jane turiste nga Hong Kongu. Rrembyesi ishte nje ish-polic i larguar nga forcat e rendit.
Pakistan
21 te vrare e 40 te plagosur nga shperthimet
Se paku 21 persona jane vrare dje nga dy shperthime ne Vaziristan dhe ne Kuram dy rajone fisnore pakistaneze. Ne mesin e viktimave eshte dhe nje figure e njohur e politikes vendase. Sulmi ne Vaziristan u krye nga nje sulmues i armatosur ne nje xhami. Nga ky shperthim 16 veta u vrane e mbi 30 te tjere u plagosen. Ne Kuram shperthimi ndodhi ne nje shkolle ku po mbahej takimi i pleqve te zones. Pese persona u vrane dhe dhjete te tjere u plagosen ne kete incident. Zon ku ndodhi incidenti i dyte cilesohet si nje nga rajonet ku perballen shpesh myslimanet sunite dhe ata shiite.
24 Gusht 2010