E Diel, 1 Nëntor 2026

Presioni nderkombetar Serbia pranon te modifikoje rezoluten per Kosoven



Pas paralajmerimeve te njepasnjeshme te nderkombetareve Serbia me ne fund ka pranuar te modifikoje prohjektezoluten per Kosoven qe do te paraqitet ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se por ka theksuar me kete rast se nuk do te kete asnje ndryshim ne lidhje me qasjen ndaj teresise territoriale te saj. Sekretari i Shtetit ne qeverine e Serbise Oliver Ivanovic ne nje interviste per BBC-ne eshte shprehur se po kerkohet nje rrugedalje me BE-ne per rezoluten e cila sipas tij nuk do te ndryshoje shume. Ai tha se bisedimet me diplomatet europiane kane te bejne me shume me nje marreveshje me bashkesine nderkombetare per hapat pas miratimit te projektrezolutes ne OKB. Perpjekjet per ndryshimin e projektrezolutes serbe kane hyre ne nje faze kyce dhe diplomate te BE-se po bejne ece-jake diplomatike ne Beograd. Javen e shkuar shefi i diplomacise gjermane Guido Vestervelle ndaloi ne Beograd e Prishtine ku u beri thirrje autoriteteve qe te prananojne realitetin e ri dhe ndryshimin e kufijve.
Ivanovic u shpreh se modifikimet ishin te detyrueshme pasi ne prag te votimit gjithmone behet kompromis dhe ne kete rast behet fjale per nje kompromis me vendet anetare te Bashkimit Europian. Gjithnje eshte mencuri politike qe ne prag te votimit te provohet te mblidhet nje numer sa me i madh i mundshem i atyre qe e mbeshtesin kete rezolute. Atehere votimi do te ishte i zakonshem. Prandaj ne kete faze para nesh mbetet qe me anetaret e BE-se te cilat nuk jane pajtuar me projektin tone te rezolutes ti dakordojme qendrimet por duke mos hequr dore nga ceshtjet kryesore kjo do te thote bisedimet dhe qendrimi ndaj statusit keto jane dy ceshtje te cilat nuk mund te ndryshojne.
Modifikimet
I pyetur nese eshte normale qe te mos ndryshohen dy ceshtjet kryesore mendimi i GJND-se dhe bisedimet per statusin te theksuara nga BE-ja dhe numri me i madh i vendeve qe e kane njohur pavaresine e Kosoves Ivanovic tha Shume nga keto ceshtje te permendura jane objekt per bisedime dhe sigurisht qe nuk mund te negociohen permes shtypit dhe mediave. Pa dyshim se mediat kane nje rol megjithate ajo qe vendoset ne kete takim zyrtar dhe ajo qe del nga marreveshja eshte detyre per diplomatet. Ka ende kohe dhe kane mbetur edhe 10 dite deri ne fillimin e punimeve te Asamblese se Pergjithshme dhe deri nje dite para fillimit cdo gje do te jete e hapur. Eshte ceshtje e sigurt se Serbia nuk do te heqe dore nga disa vija te saj te kuqe qe nenkupton se teresia tokesore e Serbise nuk mund te vihet ne pikepyetje permes nje rezolute. Sipas tij nga teresia tokesore nuk mund te hiqet dore jo per shkak te vullnetit te mire te nje individi ose te nje grupi politik por kjo eshte ceshtje e Kushtetutes dhe ajo duhet te respektohet pavaresisht nese dikush eshte ne pushtet ose ne opozite.
Vizita
Ministri i Jashtem i Britanise se Madhe Uilliam Hague do te vizitoje sot Beogradin. Ai do te takohet me zyrtaret me te larte shteterore serbe dhe do te bisedoje mbi tekstin e rezolutes per Kosoven te cilen Serbia ia ka paraqitur Asamblese se Pergjithshme te OKB-se. Shefi i diplomacise britanike sipas B92 vjen ne Serbi disa dite pas vizites se ministrit te Jashtem te Gjermanise Guido Vestervele i cili ne Beograd deklaroi se rezoluta mbi Kosoven duhet harmonizuar me qendrimet e Bashkimit Evropian dhe se para se gjithash duhet te bisedohet ne Bruksel e jo ne Nju Jork. Presidenti Tadic ka deklaruar se Serbia do te konsultohet me Brukselin e Uashingtonin mbi mundesine kompromisit i cili sic ka thene nuk duhet ti rrezikoje interesat shteterore e kombetare te Serbise por edhe te mos e konfrontoje Beogradin me fuqite perendimore.

Klinton leter Maqedonise Kundershtoni rezoluten serbe

Sekretarja amerikane e Shtetit Hilari Klinton i ka derguar nje leter Maqedonise ne lidhje me projektrezoluten serbe kunder Kosoves. Letra eshte dorezuar ne Ministrine e Jashtme nga ambasadori amerikan ne Shkup Filip Riker. Ne brendesi shkruhet se Shkupi duhet te kundershtoje projektrezoluten. Aty theksohen edhe motivet se perse duhet kundershtuar ajo. Kjo nisme eshte ndermarre pasi dyshohet se Maqedonia mund te mbaje qendrim neutral ne OKB per ftohje te marredhenieve me Serbine.

Debimi i romeve nga Franca Kushner Kam menduar te jap doreheqjen

Ministri i Jashtem i Frances Bernard Kushner tha se ka menduar te jape doreheqje per shkak te vendimit te presidentit Nikolas Sarkozi per debimin e romeve. Kushner ish-socialist dhe aktivist i njohur humanitar i cili u rekrutua ne qeverine e djathte te presidentit Sarkozi ne vitin 2007 tha se vendimin e ka pranuar shume rende por ka vendosur te mbese ne qeveri per ta luftuar ate. Nuk jam i lumtur me ate qe ndodhi. Kam punuar me romet 25 vjet. Nuk jam i lumtur per kete polemike tha Kushner. Ai eshte nje nga themeluesit me organizates Mjeket pa Kufij. Deklarata e Kushner vjen pas debimin te qindra romeve nga Franca dhe deklaratave te presidentit Nikolas Sarkozi i cili me heret eshte shprehur se eshte i detyruar te veproje keshtu pasi franca nuk mund te perballoje numrin e madh te personave qe kane shkuar. Italia nga ana e saj ka deklaruar se Franca thjesht po e imiton ate pasi debimi i romeve eshte kryer fillimisht nga ky shtet.

Hage
Prokuroria akuzon Kroacine per pastrim etnik te serbeve

Forcat kroate qellimisht kane debuar dhjetera mijera serbe gjate fushates ushtarake te vitit 1995 per te rimarre territoret qe me heret ishin pushtuar. Deklaratat u bene nga Prokuroria e Gjykates se Hages per ish Jugosllavine gjate fjales permbyllese te akuzes ne rastin e tre gjeneraleve kroate Ante Gotovina Mlladen Markac dhe Ivan Cermak. Prokurori Alan Tieger tha se autoritetet kroate i urdheruan trupat te mos kryenin krime gjate rimarrjes se kontrollit te rajonit te Krajines por shtoi se ata nuk synonin qe urdherat e tyre te ndiqeshin.

Kili
Minatoret flasin ne telefon me familjet

Minatoret qe kane mbetur nen toke ne Kili per me shume se tre jave kane kontaktuar per here te pare me telefon me te afermit e tyre. 33 minatoret folen me radhe me familjet e tyre nga nje minute secili. Karola Narvaez tha se bashkeshorti i saj Raul ishte ne gjendje te mire. Zonja Narvaez tha se psikologet e kishin keshilluar ate dhe te afermit e tjere qe te ruanin qetesine e te mos shprehnin shume emocione gjate bisedave.
Mund te duhen muaj te tere derisa skuadrat e shpetimit te arrijne tek minatoret qe kane mbetur nen toke.

31 Gusht 2010

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›