E Diel, 1 Nëntor 2026

Hajg viziton Beogradin rikonfirmon mbeshtetjen per Kosoven



Ministri i Jashtem i Britanise se Madhe Uilliam Hajg ka zhvilluar diten e djeshme nje vizite ne Beograd ku eshte takuar me kreret me te larte te vendit. Vizita e Hajg vjen vetem disa dite para prezantimit te projektrezolutes serbe ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se si dhe tentatives se Beogradit zyrtar per ti dhene doren e fundit me ane te disa modifikimeve formale. Gjate pasdites shefi i diplomacise britanike eshte takuar me me presidentin e Serbise Boris Tadic me te cilin ka biseduar lidhur me synimet serbe. Me pas Hejg eshte takuar edhe me kryeministrin Mirko Cvetkovic nenkryetarin e qeverise Ivica Dacic dhe me shefin e diplomacise Vuk Jeremic. Hajg eshte shprehur se do te ishte me mire qe Serbia ta terhiqte Rezoluten per Kosoven dhe ne kete menyre mund te thuhej se mund te flitej per kompromis me BE-ne. Ekskluzivisht per B92 Hajg ka shtuar po ashtu se serbet duhet te pranojne realitetin e ri dhe te pajtohen me pavaresine e Kosoves. Ne prag te vizites se tij ne Beograd diplomati britanik ka zhvilluar nje bisede telefonike me kryeministrin e Republikes se Kosoves Hashim Thaci duke u perqendruar tek hapat qe po ndermarrin institucionet e Kosoves ne koordinim me partneret nderkombetare ne prag te mbledhjes se Asamblese se Pergjithshme te OKB-se. Te dy bashkebiseduesit jane pajtuar se shtetet mike te Republikes se Kosoves nuk do te perkrahin asnje rezolute ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se qe mund te permbaje cfaredo lloj gjuhe qe mund te interpretohet si thirrje per bisedime te reja per status apo per cfaredo riaranzhimi territorial. Qendrimi yne i qarte eshte se Kosova eshte shtet i pavarur sovran dhe integriteti i saj territorial eshte i pacenueshem citohet te kete thene ministri Hejg gjate bisedes me kryeministrin Thaci. Kryeministri Thaci ka perseritur qendrimin se Kosova eshte e gatshme qe te kete bashkepunim ndershteteror me Serbine por ne asnje menyre nuk do te kete bisedime qe nderlidhen me ceshtje te brendshme te Republikes se Kosoves. Ministri Hejg ka vleresuar lart perkushtimin e kryeministrit Thaci dhe te Qeverise se Republikes se Kosoves per rritjen e investimeve ne veri te vendit si nje hap te rendesishem drejt integrimit te plote institucional te ketyre komunave. Hejg eshte kryediplomati i dyte i vendeve te Bashkimit Europian i cili ne shtate ditet e fundit po qendron ne Beograd.
Te enjten Beogradin e vizitoi ministri i Jashtem i Gjermanise Guido Vestervele i cili i kerkoi Serbise te zhvilloje politike me fleksibile ndaj Kosoves.

Kongresistet amerikane vizitojne Beogradin

Nje delegacion i Kongresit amerikan i drejtuar nga kongresisti Uillima Delahunt demokrat nga Masacuseti ka filluar nje vizite disa ditore ne Serbi. Ata do te takohen me zyrtare ligjvenes perfaqesues te komunitetit te biznesit dhe te shoqerise civile. Forcimi i marredhenieve dypaleshe dhe proceset e integrimit europian te Serbise do te jene ne qender te takimeve. Diplomatet amerikane po perpiqen te ruajne nje lloj bilanci ne kohen kur Serbia pretendon qe te dale fitimtare ne OKB kur te prezantohet Rezoluta e saj per Kosoven.

Maqedonia nuk do ta perkrahe Rezoluten e Serbise

Ministri i Jashtem i Maqedonise Antonio Milloshoski ka thene se vendi i tij nuk do ta perkrahe projektrezoluten e Serbise ne OKB-se me te cilen Beogradi synon bisedime te reja per statusin e Kosoves. Ne kete moment mund te them se eshte pothuaj e sigurt se Republika e Maqedonise nuk do ta perkrahe projekt rezoluten serbe ne OKB ka thene Milloshoski. Megjithate ai ka shpjeguar se vendimi se cila do te jete vota e Maqedonise ne OKB nuk eshte marre ende zyrtarisht nga Qeveria e Maqedonise. Por sipas shefit te diplomacise maqedonase qendrim te njejte lidhur me projekt-rezoluten serbe ka edhe Mali i Zi.

Kosove fillon hulumtimi i nje varreze te mundshme me trupa serbe

Fshati Zhilivode ne komunen e Vushtrise rreth 40 kilometra ne veriperendim te Prishtines eshte vendi ky dyshohet te kete nje varreze masive me trupa te serbeve te vrare gjate luftes ne Kosove. Ne hulumtimet qe filluan dje pervec komisionit qeveritar te Kosoves per persona te zhdukur po merr pjese edhe nje delegacion nga Beogradi ne cilesine e vezhguesve. Prenk Gjeta i cili po merr pjese ne hulumtime thote se tani per tani nuk dihet se per sa trupa serbe behet fjale. Ne kete lokacion eshte thellesia e madhe qe duhet germuar rreh 25 metra dhe pasi te hiqet kjo shtrese e dheut atehere vijme deri te vendi ku dyshohet te kete trupa. Ne kemi marre informacione si nje vend i dyshuar dhe po punojme per te zbardhur te verteten thote Prenk Gjeta. Jane edhe dy vende te dyshuara per varreza masive me trupa te serbeve dhe sipas zotit Gjeta ato jane liqeni artificial i Livocit ne hyrje te Gjilanit dhe fshati Koshare ne kufirin me Shqiperine lokacione keto ku shume shpejt do te fillojne hulumtimet.

Iran
Se shpejti do te prodhohet karburant berthamor

Ali Akbar Salehi kreu i Oragnizates se Energjise Berthamore ne Iran tha se vendi i tij brenda nje viti do te jete ne gjendje te prodhoje karburant berthamor. Sipas Salehit karburanti do te perdoret per centralin nuklear ne Teheran qe perdoret per qellime mjekesore. Shtetet e Bashkuara kane vendosur sanksione te reja ndaj Iranit pasi nuk ka nderprere programet per pasurimin e uraniumit. Vendet perendimore besojne se Irani synon prodhimin e armeve berthamore akuza qe hidhen poshte nga Teherani.

Izrael
Netanjahu Paqja me palestinezet e arritshme

Kryeministri izraelit Benxhamin Netanjahu beson se nje marreveshje perfundimtare paqesore me palestinezet eshte e mundur. Nuk jam naiv. I shoh te gjitha veshtiresite dhe pengesat por pavaresisht kesaj besoj se nje marreveshje paqe perfundimtare eshte objektiv i arritshem. Natyrisht kjo nuk varet vetem prej nesh pasi jane dy pale ne kete debat. Nga ana ime dua te ofroj gjithe kohen dhe perpjekjet e nevojshme tha Netanjahu gjate nje fjalimi para partise se tij.

Holande
Dy te arrestuar nen dyshimet per terrorizem

Dy persona jane ndaluar nga policia ne Holande pasi ne bagazhet e tyre jane gjetur objekte te cuditshme. Te ndaluarit udhetonin nga Shtetet e Bashkuara dhe u ndaluan pas dyshimeve te lindura gjate kontrollit ne aeroport. Mediat amerikane raportojne se ne cantat e personave ne fjale eshte gjetur nje telefon celular i lidhur me nje shishe medikamentesh si dhe thika dhe ore dore.Ata u lejuan te udhetojne por autoritetet amerikane kerkuan nga ato holandeze ti ndalonin me te zbritur ne aeroport.

Kore e Jugut
I ofron ndihma humanitare Korese se Veriut

Per here te pare qe pas konfliktit mes Korese se Veriut dhe asaj te Jugut per shkak te fundosjes se nje anijeje luftarake koreanojugore qeveria e Seulit i ka ofruar Veriut komunist ndihma humanitare ne shkalle te gjere. Ndihmat ne ilace dhe artikuj ushqimore do tu jepen viktimave te permbytjeve ne kufirin me Kinen. Ndihmat kapin vleren e 66 milione eurove. Nderkohe qeveria amerikane ka ashpersuar sanksionet e saj kunder Korese se Veriut.

1 Shtator 2010

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›