E Diel, 1 Nëntor 2026

GNK sugjeron bisedime per shkembim territoresh kundershton Prishtina



Grupi Nderkombetar i Krizave i ka bere thirrje Kosoves dhe Serbise qe me nje ndermjetesim te nivelit te larte nderkombetar pas prezantimit te mendimit keshilledhenes te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise te nisin sa me pare dialogun per te diskutuar per ceshtjet e pazgjidhura ndermjet dy vendeve. Deshtimi per te negociuar ne muajt e ardhshem mund ta ngrije konfliktin per disa vjet meqe palet po hyjne ne cikle elektorale gjate se cilave ka gjasa qe te perdoret konflikti per te mobilizuar mendimet nacionaliste dhe per tju shmangur kritikave per korrupsionin e brendshem dhe per deshtimet e qeverise thuhet ne raportin e fundit te kesaj organizate.
Lidhur me kete Grupi Drejtues Nderkombetar i Krizave i sugjeron Bashkimit Europian shteteve anetare te ketij mekanizmi dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes qe te lehtesojne dialogun i cili sic thuhet duhet te nise sa me pare per te perfunduar ne fillim te veres se 2011-es. Bisedimet sipas raportit do te duhej te pergatiteshin nga nje diplomat i nivelit te larte nderkombetar e te zhvilloheshin ne nivelin e presidentit te Serbise Boris Tadic dhe kryeministrit te Kosoves Hashim Thaci. Suksesi eventual qe mund te arrihej qe gjate ketyre bisedimeve ne ceshtjet ne te cilat eshte e interesuar Prishtina zyrtare e qe jane ceshtje te nivelit teknik si doganat ceshtjet tregtare ato te komunikacionit transportit dhe energjise sipas raportit pengohet nga mosnjohja e pavaresise se Kosoves nga shteti serb. Prishtina thuhet se shpreson qe mendimi keshilledhenes i GJND-se ti jape nje shtytje te forte procesit te njohjes se shtetesise se vendit. Nderkohe mosmarreveshjet kryesore ndermjet dy paleve ne terren thuhet se kane te bejne me komunat ne veri te Kosoves. Nje autonomi me e madhe per veriun dhe nje status autonom per monumentet Ortodokse Serbe sic parashihet ne Planin Ahtisaari ne shkembim per njohjen nga ana e Serbise do te duhej te ishte e pranueshme per te dy palet thuhet ne raport. Lidhur me problemin e veriut Grupi Nderkombetar i Krizave propozon tri zgjidhje te perfytyrueshme Plani i Ahtisaarit autonomia me e zgjeruar dhe shkembimi i territoreve. Raporti i rekomandon Qeverise ne Prishtine qe gjate bisedimeve te pranoje nje marreveshje e cila nder te tjera do te permbante elementet si njohja e Kosoves me kufijte aktuale nje autonomi te gjere per rajonin ne veri te lumit Iber ne perputhje me integritetin territorial te Kosoves nje status autonom veteqeverises per monumentet Ortodokse Serbe. Prishtina zyrtare hodhi poshte mundesine qe te hyje ne biseda me Serbine per shkembim territoresh apo autonomine e veriut te Kosoves. Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci tha se me Serbine mund te kete vetem bashkepunim ndershteteror. Nuk do te kete ne asnje rrethane as shkembim territoresh as autonomi e as biseda me Serbine per ceshtjet e serbeve te Kosoves. Me Serbine do te kete vetem partneritet nder-shteteror u shpreh kreu i ekzekutivit kosovar gjate mbledhjes se fundit te Qeverise se vendit. Komentet e kryeministrit Thaci erdhen pas publikimit te raportit te fundit te Grupit Nderkombetar te Krizave per Kosoven i cili sugjeron tri sic thuhet zgjidhje te perfytyrueshme per veriun e Kosoves qe mund te arriheshin gjate bisedimeve ndermjet Prishtines e Beogradit zyrtar.

27 Gusht 2010

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›