E Diel, 1 Nëntor 2026

Vazhdon me filma të animuar

Sylvester Stallone’n (66) së shpejti do të mund ta shohim në serialin e ri "Soul Survivor" (I Mbijetuari i Vetëm).

Seriali i ri i Stallone’s është prodhim i shtëpisë filmike Lionsgate.

"Survivor Soul" do të jetë një serial i animuar, në të cilin Stallone luan rolin e mercenarit të fundit të mbijetuar.

Në fakt, Stallone ia huazon zërin personazhit kryesor, për ta bërë kështu këtë serial sa më interesant për adhuruesit e filmave aksion të animuar.

Lionsgate është përcaktuar për realizmin e këtij seriali pas suksesit të “The Expendables”, ndonëse ende nuk dihet se ku do të transmetohet.

Ndryshe, meqë serialit e emetuara në rrjetet televizive në internet po bëhen gjithnjë e më të popullarizuara, shtëpia filmike Lionsgate aktualisht po përgatit prodhimin e tre serialeve të tilla: "Endgame", për rrjetin televiziv Hullu; "Orange is the New Black" (të autorit të "Trave", Jennny Cohan) për Netflix; dhe "Bite Me!" për rrjetin Machinima.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›