E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferdi, shqiptari konkurrent në Grande Fratello, Itali

Ai ka parë për herë të parë pas 18 vitesh, nënën e tij

Romë 3 Shkurt, 13:11, NOA - Një shqiptar është pjesëmarrës në shown më të ndjekur në Itali, Grande Fratello, (Vëllai i madh).

I quajtur Ferdi, (në foton bashkëlidhur) djali nga Shqipëria, kishte ikur 18 vjet më parë dhe tani është pjesëmarrës i një prej spektakleve më të ndjekura në shtetin fqinj.

Transmetimi i radhës, është bërë mbrëmjen e djeshme në “Canale 5”, dhe shqiptari Ferdi, ka parë për herë të parë pas 18 vitesh, nënën e tij. Gazeta italiane “Il Messaggero”, shkruan se, nata e mbrëmshme në Grande Fratello është mbushur me lotë dhe mall. “I riu, shqiptar Ferdi, i ardhur në Itali me anë të gomove ka riparë pas 18 vitesh mamanë e cila ishte në Shqipëri”, shkruan e përditshmja italiane.

Ferdi ishte gjithmonë i bindur se, ishte braktisur nga nëna e tij, pasi e kishte lindur në një kohë të vështirë.

“Do të jepja dhe jetën time që ta përqafoja dhe një herë djalin tim - ka thënë në videon e saj, nëna e shqiptarit, pjesëmarrës në “Vëllanë e madh”, në Itali”.

Ajo ka thënë se nuk kishte lajme për djalin e saj, por ka shtuar se, nuk kishte faj për të gjithë këtë vuajtje.

Pasi kishte parë videon e mamasë së tij, Ferdi ka treguar se, historia që dinte ishte ndryshe.

c.a/NOA

Shkarko attachment >> Ferdi_232347668.jpg

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›