Greqi, pas raportit të DASH, qëllohet roja i ambasadës amerikane

Athinë, 4 shkurt, 11:52, NOA – Dukej sikur kishte arritur një periudhë qetësie më në fund, pas trazirave të fundvitit të kaluar.
Por situata në Greqi është përshtjelluar sërish pas një akti i cili ka tronditur sot në mëngjes opinionin publik.
Roja i ambasadës Amerikane në Athinë është qëlluar nga persona të panjohur dhe ka mbetur i plagosur.
Ajo që bie në sy është se kjo ngjarje ndodh vetëm disa orë pas botimit të një raporti të Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili paralajmëron se në Greqi po rishfaqet terrorizmi.
Sipas këtij raporti, Greqia paraqet një rrezik serioz për shfaqjen e terrorizmit.
Dhe prandaj Departamenti Amerikan i Shtetit i paralajmëron qytetarët amerikanë t’iu shmangen disa zonave të Athinës si lagjia Eksarcia, Omonia, sheshi i Parlamenit dhe sheshi “Aristoteli” në Selanik.
Ndërkaq, nata e djeshme ka kaluar mes sulmesh në Greqi.
“Kufijtë detarë të Greqisë, paraqesin mundësitë për të lejuar futjen e terroristëve në këtë vend”, thuhet në raport.
n.e/NOA