Januzaj: Do ta refuzoj Shqipërinë

Për dallim nga Frederik Veseli, talenti tjetër i Manchester United, Adnan Januzaj ka vendosur të mos pranoj fanelën e Kombëtares Shqiptare. Këtë e ka konfirmuar agjenti, njëkohësisht babai i lojtarit, Abedin Januzaj në një intervistë për KTV-në.
"Asnjëherë, askush nga Kombëtarja e Shqipërisë nuk na ka kontaktuar për të na pyetur për mundësinë e inkuadrimit. Por, për shkak të mënyrës si kanë rrjedhë gjërat, edhe kur të në thërrasin do t’i refuzojmë”, ka thënë Januzaj. Ai nuk ia ka mbyllur derën Belgjikës, por ka thënë se djali i tij është i interesuar që të vazhdojë punën për të përparuar me kampionët anglezë" deklaroj Januzaj.