E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milan, më mirë se Barcelona

Ylli i Milanit, Ronaldinho, ka thënë se ndihet më mirë me gjigantin italian sesa kur ishte në Barcelonë. Braziliani ishte konsideruar nga shumëkush se ka kaluar vitet e tij më të mira pas transferimit në Milan, por ai është rikthyer në formë nën drejtimin e Leonardos.

“Këtu kënaqem më tepër se kur isha në Barcelonë. Ndihem sikur jam kthyer në moshën 18-vjeçare, kur kënaqesha me veten. Kjo është periudha më e mirë e jetës sime”, tha Ronaldinho, për të përditshmen sportive italiane Gazzetta dello Sport.

Milan do të takohet me Juventusin, të dielën mbrëma, në Torino, në duelin e dy ekipeve që konsiderohen rivalët kryesorë të Interit, në garë për titull.

Rossonerët kanë një ndeshje më pak të zhvilluar por me fitore mund të ngrihen në pesë pikë më afër Interit lider. “Dua të fitoj Scudetton dhe Ligën e Kampionëve me Milanin, dhe kam besim në këtë. Inter mund të arrihet. Po ashtu dua që me asistimet e mia, Alexandre Pato dhe Marco Borriello të jenë golashënuesit më të mirë. Në fund, dua t’i kënaqë tifozët që më përkrahin”, përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›