E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lavezzi vazhdon në Napoli

Sipas të përditshmes sportive italiane Corriere dello Sport, Napoli ka arritur marrëveshje me sulmuesin Ezequiel Lavezzi për vazhdimin e kontratës së tij deri në vitin 2015. Ylli argjentinas ishte në prag të largimit nga San Paolo, gjatë verës së vitit të kaluar, pas mosmarrëveshjeve me presidentin Aurelio De Laurentiis.

Mirëpo, çifti kanë sqaruar gjërat mes tyre dhe tani thuhet se kanë arritur marrëveshje paraprake për vazhdimin e qëndrimit të sulmuesit. Lavezzi u transferua në Napoli, në vitin 2007, nga San Lorenzo.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›