E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flamur Rexhaj, billderi i vitit

Federata e Bodibildingut & Fitnesit e Kosovës, të shtunën shpalli më të mirët e këtij sporti për vitin 2009. Në solemnitetin e mbajtur në Shtëpinë e Sportit në Prishtinë, laureati më i mirë për vitin 2009 u shpall bilderi i Pejës, Flamur Rexhaj. Ai ndihet i lumtur me këtë çmim dhe ka thënë se do ta motivojë që të punojë më shumë në të ardhmen.

“Ky çmim është një motiv shtesë për punë më të madhe dhe për rezultate më të mira. Besoj se gjatë këtij viti do të jemi pjesëmarrës në garat ndërkombëtare dhe të dëshmojmë rezultate të mëdha”, tha Rexhaj.

Kryetari i Federatës së Bodibildingut & Fitnesit të Kosovës, Bedri Cahani, e vlerësoi vitin 2009 si shumë të suksesshëm. “Viti 2009 ka qenë mjaft interesant dhe atraktiv. Kemi pasur mjaft aktivitete, ku bilderët dëshmuan vlerat e tyre. Prioritet i yni është që të ri-licencohemi si Federatë në Ministrinë e Sportit të Kosovës si dhe të bëjmë përpjekje që të jemi në Federatën e Bodibildingut Ndërkombëtar”, tha Cahani.

Epiteti i gjyqtarit më të mirë i ka takuar Esat Latës, ndërsa trajneri më i suksesshëm Samir Muhaxheri. Punëtori më i dalluar sportiv është shpallur Blerim Krasniqi, kurse me mirënjohje të veçantë është nderuar edhe donatori “AGW Batusha”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›