Cruz mbetet në Lazio

Menaxheri i sulmuesit të Lazios, Julio Cruz, ka mohuar spekulimet rreth transferimit të klientit të tij në Catania, gjatë këtij afati kalimtar të janarit. Jorge Cyterszpiler ka insistuar se Cruz nuk ka arsye të largohet nga Lazio.
“Cruz në Catania? Mos bëni shaka. Ai nuk do të largohet nga Lazio dhe 100 për qind do të mbetet në klub”, tha Cyterszpiler për uebfaqen Tuttomercatoweb.com. Në javët e fundit qarkulluan spekulime se Cruz mund të kalojë në Catania pas vetëm gjashtë muajve të kaluar në Lazio.