Ferdinand, jashtë Evropianit

Selektori i Anglisë, Roy Hodgson, e ka publikuar të mërkurën listën përfundimtare të futbollistëve të ftuar në kampionatin evropian ‘Euro 2012’.
Në këtë listë befasisht nuk shihet fare emri i mbrojtësit të Manchester Unitedit, Rio Ferdinand, pasi që trajneri anglez përpara tij ka preferuar qendërmbrojtësit John Terry, Joleon Lescott e Gary Cahill.
Ndërkohë, një emër tjetër që befasisht gjendet në listë është futbollisti i ri i Arsenalit, Alex Oxlade-Chamberlain.
Jashtë përfaqësueses angleze kanë mbetur edhe lojtarët e njohur si Micah Richards, Phil Jagielka, Aaron Lennon, Peter Crouch e Daniel Sturridge.