Ferdinand në sulm: Sjellja e Hoxhson, një turp
ANGLI - Të trajtosh kështu një futbollist që ka qenë kapiten dhe i ka shërbyer kombëtares së vendit të tij për 81 ndeshje, është e turpshme. Pa asnjë diplomaci, agjenti dhe miku i ngushtë i Rio Ferdinand, Xhemi Morali, ka akuzuar ashpër trajnerin e Anglisë Roi Hoxhson.
Pas dëmtimit të Geri Kehill 3 ditë më parë, ai thirri në ekip mbrojtësin 22 vjeçar të Liverpulit Martin Keli, duke lënë sërish jashtë Rio Ferdinand. “Kjo është një mungesë totale e respektit nga ana e Hoxhson dhe e Federatës, - deklaroi më tej Morali. – Lampard, Terri, Berri, Xherard, janë të gjithë në moshë të madhe, por janë grumbulluar për kampionatin europian. Përse ka një sjellje të ndryshme me Rion?”, shtoi ai.
Vetë mbrojtësi i Mançesterit, pati një reagim të ashpër ndaj Hoxhson, kur ai vendosi ta lërë jashtë “për arsye teknike”. “Çfarë arsyesh?” – shkroi Ferdinand në Tuiter. Në fakt, edhe tifozët apo mediat duken kundër kësaj zgjedhjeje të teknikut për mbrojtësin e qendrës, duke parë edhe problemet në prapavijë.
(er.nu/A.Latifi/BalkanWeb)