Lëv: Gjermania, triumf për të hyrë në histori
BERLIN - Gjermania është skuadra më e re e kampionatit europian, nga 16 pjesëmarrëset, por tekniku Joakim Lëv synon një fitore të kompeticionit me lojë të bukur. “Jemi të rinj, luajmë mirë dhe duam të fitojmë, - deklaroi Lëv. – Titulli do të ishte qershia mbi tortë, por ne duam të bëjmë një futboll modern dhe të pëlqyeshëm nga të gjithë.
Cilësia e lojës është një kriter shumë i rëndësishëm për mua”, shtoi ai. Gjermania ishte skuadra më e mirë e eliminatoreve, duke arritur 10 fitore në 10 ndeshjet në grup dhe duke treguar një futboll spektakolar. Por, Joakim Lëv synon një fitore për të hyrë në histori. “Nuk duhet të mendojmë gjithnjë dhe vetëm për trofeun, - tha trajneri i Gjermanisë. – Disa vende, siç është Spanja, kanë pritur 50 vjet përpara se të fitojnë. Ne duam titullin. Skuadra zbavitet, ka një identitet të qartë, lojtarët janë ambiciozë dhe kanë qenë shumë herë pranë triumfit. Por, e dinë se rritja është e dukshme dhe tani mund të tregojnë një futboll të bukur edhe ndaj kundërshtarëve si Holanda apo Brazili”. Lëv beson ende shumë te sulmuesi i Lacios Miroslav Klose, që në kombëtare ka gjithnjë një marsh më shumë. “Duket një futbollist 25 vjeçar, - tha trajneri gjerman. – Është i shpejtë, agresiv, në nivele shumë të larta. Do të ishte diçka e bukur nëse do të shënonte 5 gola në Botëror. Është i jashtëzakonshëm”, shton ai. Klose është duke mbushur 34 vjeç, por ai mbetet ende një “killer” përpara portës kundërshtare. Lëv u ka thurur elozhe edhe lojtarëve si Podolski, Lahm apo Shvajnstajger.
(er.nu/A.Latifi/BalkanWeb)