E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kasijas: Spanja duhet të trembet vetëm nga vetja

SPANJE – “Duhet të kemi frikë vetëm nga vetja jonë”. Iker Kasijas, portieri i Spanjës, kërkon nga skuadra që të mos e ulë vëmendjen në prag të kampionatit europian që do të nisë të premten.

“Europiani i këtij viti do të jetë më i vështirë, - deklaroi Kasijas për revistën gjermane “Kicker”. – Në vitin 2008, stili jonë i lojës nuk ishte i njohur. Tani, e gjithë bota e di sesi luajmë. Cilado të jetë strategjia e ekipit kundërshtar, ne nuk mund të dalim jashtë stilit tonë të lojës. Do të fitojmë apo do të fundosemi, duke luajtur me stilin tonë”, tha më tej ai.

Ai ka hedhur poshtë edhe zërat se në kombëtare ka klane mes lojtarëve të Barcelonës dhe Realin. “Kemi shumë eksperiencë dhe e dimë si të përshtatemi në disa situata”, u shpreh Iker Kasijas.

(er.nu/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›