‘Bilbilat’ e Evropianit

Ekipet janë gati, nikoqirët po ashtu. Vetëm edhe disa ditë kanë mbetur deri te fillimi i Kampionatit evropian 2012 në Poloni dhe Ukrainë, që nis të premten, andaj është koha që sa më mirë të përgatitemi për atë që na pret në edicionin e 14-të të garës kontinentale.
Ueb faqja Goal.com ka publikuar një prezantim të 12 gjyqtarëve që do të ndajnë drejtësinë në Euro 2012. Futbollistët më të mirë të Evropës do të jenë në Poloni dhe Ukrainë gjatë këtij muaji, derisa synojnë të udhëheqin skuadrat e tyre përkatëse drejt triumfit.
Yjet si Cristiano Ronaldo, Zlatan Ibrahimoviç, Mesut Ozil, Franck Ribery, Wayne Rooney, Robin van Persie, Xavi e shumë të tjerë pa dyshim se do të jenë në qendër të vëmendjes, por edhe një grup i 12 personave do të luajë rol të rëndësishëm për mbarëvajtjen e garës: gjyqtarët.
Tani, më tepër se kurrë më parë, gjyqtarët janë vënë në qendër të vëmendjes dhe shpeshherë kritikohen për gabimet e tyre, që në raste të caktuara dinë të jenë vendimtare në epilogun e takimit.
Thirrjet për përdorimin e teknologjisë – përfshirë atë në vijën e portës – shtohen gjithnjë e më tepër, sytë e mbarë botës do të jenë të fiksuar edhe te gjyqtarët dhe asistentët e tyre. Këta janë 12 gjyqtarët e Evropianit 2012 të përzgjedhur nga Komiteti i Gjyqtarëve të UEFA-s.
Gjyqtarët e Euro 2012:
Cuneyt Cakır
Nicola Rizzoli
Jonas Eriksson
Damir Skomina
Viktor Kassai
Wolfgang Stark
Bjorn Kuipers
Craig Thomson
Stephane Lannoy
Carlos Velasco Carballo
Pedro Proenca
Howard Webb