Ferdinand përfundon sezonin?

Nga Express më 17 mars 2011 në ora 17:26
Menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, ka konfirmuar se qendërmbrojtësi Rio Ferdinand mund të mungojë në pjesën e mbetur të sezonit për shkak të një lëndimi të vazhdueshëm në pulpë.
“Rio mungon tashmë katër javë. Nuk jemi duke e shikuar këtë si një situatë afatshkurtër. Ai nuk ka stërvitur ende. Ne do të jemi me fat nëse ai arrin të luajë para përfundimit të sezonit”, tha Ferguson për Sky Sports News.
Ferdinand, 32 vjeç, ka vuajtur nga lëndimet e ndryshme gjatë këtij sezoni.