E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni i Disiplinës, masat e marra

Komisioni i Disiplinës vendosi që Traineri i KF "Fieri" Arjan Hoxha, per sjellje jo sportive ndaj zyrtareve te ndeshjes ne baze te neneve 49 e 141 te KDS të denohet me tete ndeshje pezullim dhe 50.000 leke gjobe. Lojtari i KF "Fieri" Kreshnik Zhupa, per goditje te zyrtarit te ndeshjes, denohet me tetembedhjete muaj pezullim nga te gjitha aktivitetet dhe 100 000 leke gjobe.
 

KF "Burreli" per hedhje te sendeve te forta ne fushe me pasoje demtimin e trainerit kundershtar, denohet me zhvillimin e dy ndeshjeve pa pranine e spektatoreve dhe 100.000 leke gjobe. Lojtari i KF "Bylis" Amarildo Dimo, per loje te rende ndaj lojtareve kundershtare, denohet me dy ndeshje pezullim dhe 100.000 leke gjobe. Presidenti i KF "Bylis" Besnik Kapllanaj, per sjellje jo sportive ndaj zyrtarit te FSHF, denohet me 100 000 leke gjobe.
 

Zyrtari i KF "Flamurtari", Geri Çipi, per deklarata cenuese ndaj zyrtareve te FSHF ne shtyp, denohet me 100 000 leke gjobe. Ekipi U - 17 i KF "Kamza" per deshtim ne permbushjen e detyrimeve dhe pergjegjesive ne organizimin e ndeshjes me ekipin U - 17 te KF "Butrinti" humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3 - 0 ne favor te ekipit U - 17 te KF "Butrinti".
Ekipet U - 17 e U - 19 te KF "Gramozi" per braktisje te ndeshjeve me ekipet U - 17 e U - 19 te KF "Apolonia", humbasin ndeshjet ne tavoline me rezultatin 3 - 0.
 

Lojtari i ekipit U - 17 te KF "Dinamo", Gabriele Mezini, per sulm te dhunshem ndaj lojtarit kundershtar, ne baze te neneve 48 e 141 te KDS denohet me pese ndeshje pezullim nga aktivitetet dhe 3000 leke gjobe.
Kerkesa ankimore e trainerit Nevil Dede per shlyerje te detyrimeve nga KF "Tirana" do te merret ne shqyrtim ne mbledhjen e ardhshme te Komisionit me date 23/03/2011 ora 16.00, pasi eshte e nevojshme te degjohen palet e interesuara per tu degjuar nga Komisioni e per te paraqitur provat perkatese. Per kete arsye thirret ankuesi dhe klubi te paraqiten ne mbledhjen e dates 23/03/2011 ora 16.00 per tu degjuar nga Komisioni i Disiplines.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›