"Fërfërijnë fort diplomat...!"
Barsoleta kot nuk delPa një bazë realiteti.Si fugojnë nga klas'e tetëN'auditorë fakulteti.Kur dikush u diplomuaU lëpi me plot lezet.Pa të mesme të mbaruarTani ka Universitet...Ah, medet, thoshte i ziu,Pak më parë sikur ta dijaSe e larta është e lehtëPa të mesme s'do të rrija!Fërfërijnë fort diplomatMe aromë euro-dollarëKush do zejë post më të lartëEpo kjo, po që është garë.Shumë krenohen e harbojnëPosi kuajt pa kapistërPor askush s'do ta besonteSe kemi dhe fals-ministër.Ti që djersën derdhe çurgPesë vjet mbi dispensaDo bësh mirë që të rrish urtëSe je mirë te Asistenca...Ka dy vjet, mbaroi një kursPër treqind-ndihmës mamiPlasën fort dëftesat falcoSe ç'u bë një batërdi.Për t'u futur në kët' kursDy milion ishte "një resme"Pas kësaj kishte një kushtDuhej edhe shkolla e mesme.Bir Selman i nënësKë të qaj më parëLopë me dëftesë fallcoE bëjnë titullar?!
Bir Selmani i nënësNa ruaj mendt' në kokëËshtë përshesh me dhallëQeveri kokëlopë...