E Diel, 1 Nëntor 2026

Fergi: S’e shoh dot Sitin para nesh Mançini: Të fitojmë kampionatin

Sër Aleks Ferguson duket se nuk i pëlqen të qëndrojë prapa Sitit në tabelën e Premier Ligës. Menaxheri i Mançester Junajtid ka thënë se deri i së dielës përballë Mançester Sitit duhet të fitohet patjetër. “Gjithmonë i kam pranuar sfidat. Kjo ka ndodhur gjithmonë me mua. Ata janë në majë të ligës. Ne duhet të bëjmë diçka për këtë”, ka thënë skocezi, që mendon të fitojë dhe t’i parakalojë rivalët në renditje. Ndryshe mendon menaxheri i Mançester Sitit, Roberto Mançini, që thotë se ata mund ta fitojnë takimin e së dielës ndaj Mançester Junajtid dhe po ashtu të fitojnë edhe kampionatin. “Ne mund ta mposhtim Junajtid vetëm nëse luajmë një futboll shumë të mirë. Tash në Premier Ligë ne jemi mjaft të fuqishëm. Ta fitojmë? Shpresoj. Lojtarët janë mjaft mirë fizikisht, ata kanë përvojë për këtë. Ka qenë e rëndësishme ta fillojmë sezonin mirë dhe ne jemi në krye pas tetë ndeshjesh. Objektivi ynë është të jemi më të mirë se vitin e kaluar. Mendoj se mund t’ia dalim më mirë. Është e rëndësishme të fitojmë një kampionat të fortëdhe Premier Liga është më e mira në botë. Kjo e bën të vështirë, por do të jetë një moment fantastik”, ka thënë Mançini për “The Times”.

Premier Liga

Dje

Ulverhempton – Sunosi 2-2

Aston Vila – Uest Bromuiç 1-2

Njukastëll – Uigan 1-0

Bolton – Sandërlend 0-2

Liverpul – Noruiç X-X

Sot

Man Junajtid – Man Siti 14:30

Arsenal – Stoke 14:30

Fulham – Everton 14:30

Blekburn – Totenhem 16:00

QPR – Çelsi 17:00

Primera Division

Dje

Gijon – Granada X-X

Satander – Espanjol X-X

Malaga – Real Madrid X-X

Barcelona – Sevilja X-X

Sot

Betis Sevilja – Valekano 12:00

Sociedad – Getafe 16:00

Atletiko Madrid – Majorka 18:00

Osasuna – Saragoza 18:00

Valencia – Atletik Bilbao 20:00

Vilareal – Levante 22:00

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›