E Diel, 1 Nëntor 2026

NBA, kampionati rrezikon një tjetër shtyrje

Data për nisjen e sezonit të ri afron, ndërsa shtohen akoma më shumë mundësitë për dështimin e kampionatit më të famshëm të basketbollit botëror NBA. Ky i fundit është në krizë të thellë si pasojë e dështimit në tratativat e fundit mes pronarëve të skuadrave dhe lojtarëve në lidhje me ndarjen e përfitimeve. Edhe një herë të dy palët nuk kanë rënë dakord sa i përket përqindjeve të përfitimeve. Deri tani basketbollistët fitonin 57 përqind të të ardhurave kundrejt 43 përqind që merrnin pronarët e skuadrave. Por pas humbjeve që kapën shifrën 300 milionë dollar në sezonin e fundit Liga vendosi të ndryshojë shifrat, duke ulur në 47% përfitimet e lojtarëve. Ky propozim është shumë larg kërkesës së sindikatës të basketbollistëve që pranojnë të zbresin deri në 53%. Mungesa e akordit vazhdon të zhysë në një krizë të thellë kampionatin më spektakolar të basketbollit Botëror, i cili për herë të dytë në histori është shumë pranë pezullimit të sezonit të ri, i cili duhet të nisë në ditën e parë të nëntorit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›