Fergi pa Berbatov Shalke beson te forca e grupit
Mançesteri zbarkon sot në “Veltins Arena” për t’u ndeshur me Shalken dhe anglezët duket se e kanë lexuar mirë manulanin e trashëguar nga Interi. Fergusoni u ka kërkuar lojtarëve të tij që të mos e nënvlerësojnë në asnjë moment formacionin gjerman. “Shalke nuk duhet nënvlerësuar. E vërtetë se ata nuk kanë eksperiencë, por ne duhet të bëjmë shumë kujdes. Një rezultat i mirë në transfertë do të na e bënte shumë më të lehtë ndeshjen e kthimit në “Old Trafford”,a kë nënvizuar skocezi gjatë konferencës për shtyp. Dimitar Berbatov do të mungojë në ndeshjen e nesërme që ekipi i tij, Mançester Junajtid, do të luajë përballë Shalke 04, e vlefshme për gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve. Sulmuesi bullgar ka një problem me muskujt e kofshës dhe nuk do të jetë në gjendje të luajë në këtë ndeshje. Në vend të tij, Sir Aleks Ferguson pritet të aktivizojë sulmuesin meksikan Havier Hernandez, i njohur me nofkën “Chicharito”.
Ranjik: Shalke është e uritur
Në letër janë nuk janë favoritë përpara Mançesterit, por sigurisht që ndjehen “më të uritur”. Në vigjilje të Shalke-Junajtid, gjysmëfinalja e parë e Champions League, Ralf Ranjik, trajner i skuadrës gjermane protagoniste e eleminimit të bujshëm të Interit, e shohin entuziasmin si asin nën mëngë për ta përdorur kundër anglezëve. “Jam i bindur se nesër (sot) në darkë nuk do të vendoset asgjë – nënvizon Ranjik -. Mendoj se do të luajmë shanset tona deri në minutën e fundit të ndeshjes së kthimit. Mançesteri është një skuadër e mirëorganizuar dhe më kompkate se Interi. Por nuk e tregoj taktikën në vigjilje të një ndeshjeje, e megjithatë gjithçka varet nga lojtarët që do të hedh në fushë. Por rrezikshmëria e Mançesterit nuk limitohet te Runi e Hernandez. Ka lojtarë të tjerë shumë të fortë. Mendoj për Nanin, Gigs apo edhe Evra”. Junajtidi i Fergusonit po mendon që tani për finalen e madhe. “Ai ka më shumë ekspreiencë dhe tituj sesa unë – thotë Ranjik -, kjo është e qartë. Ne jemi më të rinj, por e theksoj se jemi ëm të uritur sesa ta. Kundër Interit ne e kompesuam mungesën e eksperiencës pikërisht me entuziasëm dhe disiplinë. Do të bëjmë të njëjtën gjë dhe në shtëpi dhe në “Old Traford”. Për ne është një ndeshje shumë e rëndësishme”.
Formacionet e mundshme
Shalke 04
Nojer
Uçida Metzelder Hovedes Sarpei
Baumjohan Matip Papadopoulos Hurado
Edu Raul
4-4-2
Mançesteri
Van der Sar
Rafael Ferdinand Vidiç Evra
Nani Kerrik Gigs Park
Runi Hernandez
4-4-2
A e dini se?
* Shalke i ka fituar të gjitha ndeshjet në shtëpi në këtë Champions League.
* Raul, ish-sulmuesi i Real Madridit, e ka fituar 3 herë trofeun, aq sa e ka fituar Mançesteri gjatë tërë historisë së tij.
* Kjo është gjysmëfinalja e parë në historinë e Shalkes dhe përballja e parë me Mançesterin në një eleminim direkt.
* Mançesteri nuk ka pësuar ende një gol në transfertat e tij dhe ka fituar katër e ka barazuar një.
* Rajan Gigs është i vetmi i mbijetuar nga finalja e madhe e Camp Nou ku mposhtën Bajernin 2-1. Pol Skols ka qenë i pezulluar për atë ndeshje.
* “Djajtë e Kuq” nuk kanë fituarr kurrë në përballjet me eliminim me skuadrat gjermane. Sezonin e fundit u eliminuan nga Bajern Mynih.
* Sër Aleks Ferguson e ka udhëhequr Mançesterin e tij në gjashtë gjysmëfinale Championsi, duke fituar tre e humbur tre.