Berbatov rikthehet te Totenhemi
E ardhmja e Dimitar Berbatov te Mançester Junajtid nuk është e sigurt. Edhe pse pati një fillim fantastik të kampionatit, sulmuesi bullgar më pas ka mbetur në hijen e sulmuesit të ri Havier Hernandez, i cili shpërtheu në debutimin e tij në “Old Trafford”. Sipas të përditshmes britanike, “Daily Mirror”, Berbatov mund të largohet nga ‘Djajtë e Kuq’ në korrik, për t’u kthyer te Totenhem. Gjithnjë sipas kësaj gazete, klubi londinez do të ishte i gatshëm t’i investojë 8 milionë stërlina (rreth 10 milionë euro) për sulmuesin.