Fergie i'a fali Chelseat, për blerjen e Gareth Bale!

Humbja e Manchester United ndaj Chelseat ka ngritur disa dilema për rezultatin e kësaj ndeshje. Në rrjetet sociale dhe në media britanike janë ngritur dyshime nëse kjo ndeshje ishte montazhë për të fituar Chelsea në fund.
Madje fundi i kësaj fitoreje po mendohet edhe më gjerësisht në mediat angleze. Ferguson futi në këtë takim formacion të dobësuar ndaj Chelseat duke lehtësuar fitoren për skuadrën londineze.
Krejt kjo mund të ketë një prapavi dhe një lidhje me një skuadër tjetër londineze. Tottenham dhe Chelsea kanë një ndeshje më pak të zhvilluar, të cilën do të luajnë të mërkurën.
Nëse Tottenham e fiton atë ndeshje, atëherë Chelsea dhe Tottenham do të jenë afër shkuarjes në Ligën e Kampionëve nga vendi i tretë dhe katërt ndërsa Arsenali do të shkojë në Europa League. Ferguson po flitet se mund ti ketë lëshuar ndeshjen Chelseat për të lehtësuar punët edhe për Tottenhamin sepse Chelsea tani mund ti falë rivalëve lokal fitoren pasi që Chelsea e ka më të lehtë shkuarjen në Champions.
Spekulohet se presidenti i Tottenham, Daniel Levy i ka premtuar Fergusonit shitjen e Gareth Bale nëse Tottenhami shkon këtë vit në Ligën e Kampionëve. Levy thuhet se i ka thënë se do ti jap Balen me çmim të "favorshëm", prej 45 milion funtash.
Mbetet të shihet në javët në vazhdim nëse kjo është një marrëveshje tripalëshe në të cilat të tri skuadrat nuk do të humbnin asgjë, ndërsa do të dilnin të gjitha fituese. United titullin e ka fituar, ndërsa Chelsea dhe Tottenham mund të sigurojnë kualifikimin në Ligën e Kampionëve./indeksonline/