E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ja pse Messi është më i mirë se Maradona

Të gjithë ata që dyshojnë se Maradona mbetet ende lojtar më i madh se Lionel Messi, duhet të shikojnë statistikat për të vërtetuar një gjë të tillë.

Diego Armando Maradona në karrierën e tij profesionale ka arritur të shënoj 345 gola gjithesjtë. Frytin e tij të karrierës, Leo Messi e ka arritur me vetëm 25 vitet e tij. Maradona kishte shënuar 345 gola në 680 ndeshje për skuadrat e tij dhe kombëtaren argjentinase. Leo Messi e ka arritur këtë shifër me 457 ndeshje.

Maradona ka arritur këto gola brenda periudhës 1976-1998 ndërsa Leo Messi e ka arritur këtë shifër vetëm në edicionet 2004-2013. Messit me 25 vitet e tij i mbeten vetëm edhe 2 gola për Argjentinën për të barazuar Maradonën me gola për kombëtaren argjentinase, ndërsa me skuadra e ka kaluar me 2 gola më shumë.

Ky fakt është më i forti se Lionel Messi që tani mund të llogaritet si lojtari më i mirë që ka patur ndonjëherë futbolli./indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›