E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një tifoz, e ruajnë 7 persona të sigurimit!

Ndeshja e ligës së Rusisë mes Krasnodar dhe Volgas solli një moment të rrallë në futboll. Gjersa skuadra vendase kishte 4 mijë tifozë në stadium, skuadra mysafire e kishte vetëm një.

Një tifoz i Volgas kishte udhëtuar 1500 kilometra rrugë për 30 orë udhëtim, për të shikuar nga afër skuadrën e zemrës.

Tifozi i vetmuar u ruajt nga 7 anëtarë të sigurimit në stadium me dyshimet se ai ka një qëllim më të keq se sa të bërit tifozllëk.

Në fund të ndeshjes, kapiteni i Volgas shkoj për ta falënderuar atë për sakrificën dhe mbështetjen e dhënë./Indeksonline/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›