E Diel, 1 Nëntor 2026

Mourinho Casillasit: Sa të jem unë, harro fushën

Jose Mourinho ka dalur para pak minutash në konferencë për shtyp duke bërë të qartë se skuadra e Real Madridit është e shkatërruar nga brenda dhe se aty nuk ka mbetur më asgjë. Vetë Jose Mourinho i tregoj këto gjëra duke e deklaruar publikisht kundër "armiqëve" të tij.

"Iker Casillas duhet ta kuptojë se sa të jem unë ai nuk ka vend në Real. Për mua Diego Lopez është portier më i mirë se ai dhe do të jetë në formacionin bazë. Situatë e njëjt do të jetë edhe me Pepen. Deklaratat e tij nuk më kanë bërë përshtypje por se në ndeshjet e ardhshme unë do të vazhdoj ti besoj Varanes.
Skuadra ime nuk arriti as këtë vit objektivat dhe duhet të kënaqemi me pozitën e dytë. E ardhmja e Real Madridit është në dy lojtarë, Varanen dhe Sergio Ramos" deklaroj Jose Mourinho./Indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›