Dortmund i lë peshqirët në "Wembley"

Tifozët e Borusia Dortmund kanë filluar të rezervojnë në një mënyrë të veçantë vendet në "Wembley". 2 javë para finales së madhe të Ligës së Kampionëe, tifozët e Dortmund kanë arritur të tregojnë se kanë filluar të vërshojnë Anglinë.
Mediat angleze kanë publikuar foto ku shihet se si tifozët e Dortmund kanë hyrë në "Wembley" ku kanë lënë peshqirë duke bërë me dije se shumë karrige janë të rezervuara për ta./Indeksonline/