E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fergie keq punët me gjyqtarët

Sir Alex Ferguson si ka hiq mirë punët me gjyqtarët. Kjo së paku u pa në ndeshjen e djeshme ndaj Newcastle ku Fergie vazhdimisht ka kritikuar gjyqtarin kryesor dhe ata anësor.

Fergie shprehte pakënaqësinë ndaj gjyqtarit Mike Dean në atë ndeshje, gjë të cilën ia tha edhe pas përfundimit të ndeshjes.

Keq punët me të i kishte edhe gjyqtari i katërt, Neil Swarbrick ndaj të cilit e shprehte mllefin.

Akuza të vazhdueshme kishte edhe ndaj gjyqtarit anësor Jake Collin, sidomos pas një goli të Newcastle, dhe pretendimeve se ishte ofsajd.

Skuadra e Newcastle ka këshilluar komisionin disiplinor që të dënoj gjestet e Fergusonit të cilat i quajti si presion ndaj gjyqtarëve por që konfirmohet se Fergie ka dalur i pastërt duke i'u shmangur dënimit të mundshëm./Indeksonline/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›