E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konfirmon shtatzëninë në një formë të veçantë

Jessica Simpson ka konfirmuar thashethemet se është në pritje të fëmijës së saj të dytë me një postim të ëmbël në mëngjesin e Krishtlindjeve. 

32 vjeçarja, e cila është e fejuar me Eric Johnson postoi një footgrafi të vajzës së saj shtatë muajshe, Maxwell e cila ishte e ulur në një kopshtë dhe në rërë kishte shkruar fjalët, “Motra e madhe”.

Ajo poashtu shkroi “Urime Krishtlindjet nga familja ime për të juajat”.

Jessica pati konfirmuar shtatzëninë e parë në pothuajse të njejtën formë- ajo pati të veshur një fustan për festën e Halloween në vitin 2011 ku shkruhej, “Është e vërtetë, unë po bëhem nënë”.

Pavarësisht faktit se kjo shtatzani ka ardhë shpejt dhe e paplanifikuar, që të dy prindërit shprehen të lumtur ta kenë edhe një tjetër bebe. /Indeksonline/ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›