Shënon gol dhe fillon të qajë

Futbollisti italian me pasaportë belge, Giussepe Rossini ka shënuar gol për skuadrën e Charleroi në ndeshjen ndaj Mons.
Por goli i tij është përcjellur me lot e emocione duke prekur të gjithë në fushë. Rossini pas golit zhveshi fanelën e tij për të nxjerrr në bluzën e brendshme një mbishkrim në kujtim të gjyshit të tij që ka vdekur pak ditë më parë.
"Pushoni në paqe Nonno" ishte mbishkrimi i Rossinit për gjyshin e tij. Gjersa ai qante në fushë, bashkëlojtarët e tij vazhdonin ta ngushëllonin atë./indeksonline/