E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olimpiakos hedh grepat mbi Bogdanin

Nga Greqia, Kastriot Gjini
Skuadra kampione e Greqise, Olimpiakos ka hedhur syte dhe nje here tjeter tek futbollistet shqiptare. Kesaj rradhe kampionet greke qe kane fituar 10 kampionate ne 11 vitet e fundit kane filluar te interesohen per sulmuesin e Kombetares Shqiptare, Erjon Bogdani.Kete lajm e ben te ditur faqja sportive greke sport-fm.gr. Ky interesim eshte nje rezultat i renies nga Serie A ne Serie B' te skuadres aktuale te Bogdanit, Chievo Verones. Nuk dihet akoma nese do te kryhet kjo levizje merkatoje, por skuadra greke ka nevoje per nje sulmues qe nuhat mire golin, pasi ka prishur kontraten me 3 sulmuesit e sezonit qe sapo mbaroi dhe tani per tani ka vetem 1 sulmues, dhe ai i demtuar. Skuadra e Olimpiakosit siguron per cdo vit pjesmarrjen ne Champions League dhe nga rosteri i saj, kane kaluar lojtar me fame boterore si Rivaldo, Karrembeu, Giovanni, Gjorgjevic etj.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›