E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bushi: “Goli i 15 i takon Luksemburgut”

Alban Bushi është rekordmeni absolut i Kombëtares përsa u përket golave, me 14 gola në 61 ndeshje, duke pasur dyfishin e ndjekësit të tij më të afërt, Erjon Bogdani, që ka realizuar 7 gola në 36 ndeshje. I rikthyer në Kombëtare në dy ndeshjet e fundit zyrtare me Slloveninë e Bullgarinë, falë "goleadës" së tij në kampionatin grek, ku shënoi 9 gola për Apollon Kallamarja, sulmuesi 33-vjecar është i bindur se do të shënojë golin e 15 në ndeshjen e së shtunës kundër Luksemburgut.

Bushi, Luksemburgu një shans i madh për të shënuar golin e 15-të?
-Dëshira nuk diskutohet, por më e rëndësishme jo vetëm për mua është fitorja me Luksemburgun, pasi tripikëshin nuk e kërkon vetëm media, por dhe tifozeria. Kjo dhe për vetë faktin se do të ishte e fitorja e parë. Edhe ne sulmuesit duhet të shënojmë, pasi u bë mjaft kohë që nuk realizojmë. Do të më vinte mirë që me golin tim të vinte dhe tripikëshi.
Alban, një paraqitje shumë e mirë në Angli.
-U bë gati një periudhë dyvjecare që luaj rregullisht dhe nuk kam pasur dëmtime si me Levadhiakos, ashtu dhe me Apollon Kallamarja. Kam punuar fort këto dy vite dhe kjo reflekton edhe në formën time të mirë. Në Shqipëri ndodh që njerëzit të harrojnë ato që ke bërë gjatë dhjetë viteve me fanellën e Kombëtares. Mund të jesh një vit jashtë formës apo i dëmtuar, por s'mund të thuash se je jashtë formës. Unë besoj se e kam këtë formë dhe nuk kam frikë.
Në ndeshjen kundër Bullgarisë, edhe pse luajte në minutat e fundit, mund të shënoje edhe golin e fitores. Në Angli ishe sulmuesi i parë, edhe ne ndeshjen testuese me Olimpikun gjithashtu.
-Nuk ka rëndësi të jesh zgjedhja e parë apo e dytë. Së pari është rëndësishme të fitojë ekipi, pastaj vlen e bën ti golin apo dikush tjetër. Në fakt ndodhemi nën presion. Luksemburgu është ekip modest dhe do të mbyllet gjithë lojën në mbrojtje.
E ardhmja e Bushit në Greqi, apo diku gjetkë?
- Në Angli, për të më ndjekur, kishin ardhur disa menaxherë të huaj të shoqëruar nga Rudi Vata. Në fakt, më bënë një ofertë për t'i transferuar në Katar, ku flitet për një shumë gati pesë herë më të madhe se paga që marr te Apolon Kallamarja. Edhe mund të firmos, por do të respektoj së pari ofertën që do të bëjë nga Kallamarja, pasi kam një detyrim ndaj tyre. Nëse nuk do të më plotësojnë kushtet për tri-katër që kam kërkuar, atëherë do të firmos për PAOK-un, me të cilët thuajse kam mbyllur gjithcka.
Intervistoi: Dash Frashëri

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›