Franca i refuzon shtetësinë një aplikanti për ferexhen e gruas
Qeveria franceze nuk ka pranuar ti jap shtetësinë një personi të huaj që ka aplikuar me arsyetimin se ai e ka detyruar gruan e
tij të vërë ferexhe në kokë.
Burri të cilit nuk i është publikuar nacionaliteti kishte nevojë për shtetësinë për tu vendosur në Francë me gruan e tij.
Por Ministri i Emigracionit, Eric Besson, tha se kjo ishte refuzuar sepse ai po i hiqte gruas të drejtën që të lëvizite me fytyrën e pambuluar.
Përdorimi i veshjeve islamike është shndëruar në një pikë shumë të kontestuar në Francë.