Leku zhvlerësohet ndaj monedhave të huaja

Monedha jonë vendase leku është zhvlerësuar shumë kundrejt monedhave të huaja. Shumë specialistë e kanë përshkruar vitin 2010-të si një prej viteve më të vështirë për ekonominë shqiptare. Kriza ekonomike botërore edhe pse nuk u ndje shumë në vitin që sapo lamë pas duket se këtë vit do të ketë më tepër probleme. Efektet e para duket se po jepen prej zhvlerësimit të lekut, kështu një euro është shkëmbyer sot me rreth 140 lekë duke arritur përsëri në një vlerë mjaft lartë për ekonominë tonë. Ndërkohë që rritje kundrejt monedhës tonë vendase ka pësuar edhe dollari amerikan dhe një dollar është shkëmbyer sot në kursin e këmbimit valutor me rreth 100 lekë një vlerë që nuk e ka patur prej kohësh. Një forcim kundrejt monedhës tonë vendase ka pësuar edhe paundi britanik dhe një paund është shkëmbyer sot me rreth 160 lekë. Edhe pse prej shumë specialistëve këto janë përcaktuar si lëvizje normale të kursit të këmbimit duket se leku shqiptar e ka humbur disi qendrueshmërinë.