E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferguson: Nuk ishim të mirë në Evropë

Menaxheri i Mancehster United, Sir Alex Ferguson, thotë se ata nuk kanë qenë mjaft të mirë në Evropë pas eliminimit nga Europa League nga Athletic Bilbao.

Djajtë e Kuq fituan vetëm tre nga 10 ndeshjet në garat e UEFA-së dhe vuajtën hat-trick të humbjeve për të parën herë që nga viti 2004.

“Të analizojmë këtë sezon kundër të tjerëve është pak vështirë. Ka një shpjegim sa i takon disa pikësynimeve që kemi humbur në këtë turne. Kanë qenë shumë të ulta”.

“Ka qenë një vit zhgënjyes. Unë nuk jam një person që më vjen keq për veten. Ka një zhgënjim, por t`i analizojmë paraqitjet është më e rëndësishme dhe ne kemi një ndeshje të rëndësishme të dielën”, ka thënë Fergie.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›