Bie edhe Man City

Portugezët kishin triumfuar në duelin e parë me rezultat minimal 1-0 dhe u kualifikuan në bazë të golave si mysafir. Golat nga Matias Fernandez në minutën e 32-të dhe Ricky van Wolfswinkel në të 40-ën krijuan epërsi 0-2 për mysafirët pas pjesës së parë. Por City u kundërpërgjigj fuqishëm në të dytën.
Pas një ore lojë shënoi Sergio Aguero e më pas rezultati u barazua pas penalltisë së konkretizuar nga Mario Balotelli. Aguero realizoi sërish në të 83-ën për epërsinë e Cityt 3-2 por vendasve iu nevojitej edhe një gol për tu kualifikuar, e që nuk e gjetën. Sportingut në çerekfinale iu bashkua Atletico Madridi që pas fitores 3-1 në shtëpi ndaj Besiktasit, i mposhti turqit edhe në Stamboll, me rezultat 3-0.
Schalke eliminoi nga gara Twenten e Emir Bajramit duke e mposhtur 4-1 dhe përmbysur rezultatin e duelit të parë që ishte në favor të holandezëve, 0-1. Bajrami ishte titullar por u zëvendësua në minutën e 58-të nga Ola John.
Olympiakos humbi 1:2 nga Metalist Kharkov, dhe u eliminua në bazë të golave si mysafir pas barazimit në rezultatin e përgjithshëm 2:2. Shorti i çifteve çerekfinale do të tërhiqet nesër në Nyon.
Rezultatet
Man City – Sporting 3:2 (3:3)
Besiktas – Atletico M 0:3 (1:6)
Schalke – Twente 4:1 (4:2)
Olympiakos – Metalist 1:2 (2:2)
Në kllapa është i shënuar rezultati i përgjithshëm pas dy ndeshjeve.