Champions League, hidhet shorti për çerekfinale

Është hedhur sot Nion të Zvicrës shorti për fazën çerekfinale të Champions League. Sipas shortit të hedhur, çifti i parë do të jetë APOEL-Real Madrid ndërsa Marseja do të sfidojë Bajernin e Mynihut.
Gjithashtu Benfika do të luajë me Chelsea ndërsa Milan dhe Barcelona do të jetë edhe supersfida e çerekfinaleve. Sipas shortit të UEFA-s në gjysmëfinale fituesja Bayern-Marsejë do të luajë ndaj fitueses së Real-APOEL ndërsa në gjysmëfinalen e dytë luan fituesja Milan-Barcelona me fituesen Benfika-Chelsea.
Ja çiftet sipas shortit:
APOEL-Real Madrid
Olimpique Marseille-Bajern Mynih
Benfika-Chelsea
Milan Barcelona