E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skuadra e dytë e Bajernit interesohet për Lalën

Skuadra e dytë e Bajernit të Mynihut kërkon të marrë shërbimet e Altin Lalës në verë. Edhe pse mesfushori shqiptar ka deklaruar tërheqjen nga futbolli, një ofertë nga ekipi i kategorisë së katërt gjermane, duket se mund ta bëjë të ndryshojë mendje.
“Duket një histori shumë tërheqëse”, ka thënë Lala pasi ka dëgjuar për këtë interesim.
 

Skuadra e dytë e Bajernit të Mynihut përgjithësisht përbëhet nga futbollistë U 23, por nuk ndalohen edhe lojtarët më të mëdhenj në moshë. Ajo aktualisht ndodhen në Ligën Rajonale të Jugut, një kategori ku 36-vjeçari Lala mund të mos e ketë shumë problem të luajë.
Interesimi i skuadrës bavareze ka ardhur pasi ajo aktualisht drejtohet nga Mikael Tarnat, me të cilin Altin Lala ka luajtur bashkë te Hanoveri.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›