Xherard, gol manual pas pafajësisëI përfshirë në skuadrën e Liverpulit XI, një variant i përbërë nga rezervat dhe lojtarë të rinj, Stiven Xherard shënoi një gol të bukur në barazimin 2-2 në “Prenton Park”

Pak orë pasi Stivën Xherard u shpall i pafajshëm nga gjykata e Liverpulit, kapiteni i “Reds”-ave bëri një paraqitje surprizë ngë ndeshjen miqësore kundër Tranmeres. I përfshirë në skuadrën e Liverpulit XI, një variant i përbërë nga rezervat dhe lojtarë të rinj, Stiven Xherard shënoi një gol të bukur në barazimin 2-2 në “Prenton Park”. Trajneri i Liverpulit, Rafa Benitez, tha: “Ne jemi më të vërtetë të kënaqur me vendimin e gjykatës. Xherard është shumë i rëndësishëm për ne dhe tani ai do të fokusohet vetëm te futbolli dhe shpresojmë se ai do të luajë në të njëjtën nivel si vitin e kaluar”.
E Shtune, 25 Korrik 2009