E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthim në minierën e Abramoviçit , 8 të vdekur

Tetë persona kanë vdekur në një incident të ndodhur në minierën ruse të qytetit industrial Nizhni Tagil, në Urale, pronë e manjantit rus dhe presidentit të çelsit Roman Abramoviç.
Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë ruse, sipas të cilave shpërthimi ka ardhur si pasojë e aktivizimit të një sasie eksplozivi, që ishte marrë në minierë për punë rutinë.
Në impiant punojnë rreth 123 persona, 114 prej të cilëve janë evakuar. Në të njëjtën minierë një tjetër incident i ndodhur në janarin e kaluar shkaktoi vdekjen e 18 personave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›