Rumani/Parlamenti miraton qeverinë e re
Parlamenti i Rumanisë sot ka miratuar përbërjen e qeverisë së re të këtij vendi. Në postin e kryeministrit përsëri u zgjodh, Emil Bok, i nominuar nga presidenti Trajan Bashesku. Disa nga 15 ministrat e miratuar edhe më parë ishin në qeveri.
Njëri nga prioritetet e qeverisë Bok është krijimi i buxhetit për vitin 2010, që parashikon lirimin e afro 1.5 miliardë eurove kredi nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.