E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshimet ne Qeveri - pas ribalotazhit

Zijadin Gashi
Ndryshimet ne Qeverine e Kosoves mbeten ceshtje ekskluzive e krereve me te larte te Partise Demokratike te Kosoves dhe Lidhjes Demokratike te Kosoves. Zyrtaret e te dyja partive politike, thone se jane te njoftuar me pajtimin ne parim te kreatoreve te koalicionit, qe te filloje nje proces ndryshimesh, i cilesuar si riformatizim i Qeverise. Por, as ne PDK dhe as ne LDK nuk ka ende ndonje ide se cfare nenkuptojne keto ndryshime dhe cilat do te jene largimet, apo freskimet ne kabinetin qeveritar. Keto dy parti politike, madje, nuk presin ndryshime fare ne Qeveri pa u permbyllur ne teresi procesi i zgjedhjeve komunale. Blerand Stavileci, zedhenes i PDK-se, thote se kjo parti politike eshte e njoftuar me nismen e Thacit dhe partnereve te koalicionit per ndryshime, por nuk dihen emrat konkrete te ministrave ne largim dhe te atyre qe eventualisht do te vijne ne Qeveri. Sidoqofte, Stavileci thekson se Thaci do ta kete perkrahjen e PDK-se ne vendimet e tij per ndryshime, nese vleresohet se ato jane ne interes te nje qeverisjeje me te mire. "Kryeministri, eshte njeheresh edhe kryetar i partise dhe natyrisht qe nismat e tij diskutohen edhe ne forumet e partise dhe perkrahen". "Megjithate, sa i takon numrave, njerezve, emrave, kjo eshte nje ceshtje e hapur qe mbetet te diskutohet, por normalisht qe ne do t'i mbeshtesim te gjitha ato vendime qe do ta bejne te mundshem funksionimin sa me te mire, ne te ardhmen, te Qeverise", thekson Stavileci.
Ndonese zyrtare te LDK-se e kane pranuar marreveshjen per rikonfigurimin e Qeverise, ata tash per tash thone se nuk e kane si prioritet kete ceshtje. Ismet Beqiri, anetar i Kryesise se kesaj partie, thote se nuk e sheh si te ngutshem rikonfigurimin, pasi qe per LDK-ne, aktualisht me e rendesishme eshte perseritja e balotazhit per kryetaret e disa komunave ku kishte me shume parregullsi. "Nuk ka nje iniciative te tille, e as kerkese qe te behet vleresimi i punes se ndonjerit nga ministrat tane. Nuk e besoj fare qe kjo do te ndodhe deri ne fund te ketij muaji, e per ne, si LDK, me e rendesishme eshte pergatitja dhe angazhimi rreth zgjedhjeve ne raundin e trete", - thote Beqiri.
Perderisa LDK-ja fillimisht pret perfundimin e plote te zgjedhjeve lokale dhe me pas te hape ceshtjen e rikonfigurimit te Qeverise, kryeministri Hashim Thaci thote se ndryshimet paraqesin dhe nje lloj reformimi te ekzekutivit.
Rikonfigurimi i Qeverise u arrit si marreveshje per te vazhduar koalicioni ndermjet PDK-se dhe LDK-se, pas perplasjeve qe ndodhen gjate fushates dhe zgjedhjeve lokale ndermjet ketyre dy partive politike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›