Korrupsioni mberthen bizneset
Nadie Ahmeti
Dhenia e mites zyrtareve qeveritare, si ne nivelin qendror, po ashtu edhe ne ate lokal, per te fituar ndonje tender, eshte kushti kryesor qe po krijon rritjen e korrupsionit ne rrafshin ekonomik. Keshtu thone eksperte per ceshtje ekonomike, sipas te cileve, kompanite e medha biznesore jane me teper te perfshira ne kete dukuri. Njeheresh, keto ndermarrje po pengojne zhvillimin e ndermarrjeve te vogla dhe te mesme ne Kosove. Musa Limani, profesor ne Fakultetin Ekonomik, ne Universitetin e Prishtines, thote se kjo dukuri po ndikon ne menyre negative edhe ne zhvillimin e pergjithshem ekonomik. "Ne kontekst te kesaj, mund te them se edhe ekonomia, sidomos kompanite e medha, qe te mund t'i realizojne qellimet e tyre, do te thote per te ardhur te perfitimet e medha, pos formave te tjera, perdorin korrupsionin". "Pra, lirisht mund te themi se elementi i korrupsionit eshte prezent edhe ne rrafshin e bizneseve", thekson Limani. Shkak tjeter per rritjen e korrupsionit, Limani permend pagat e vogla dhe mungesen e pergjegjesive te punetoreve ne institucionet publike. "Vete niveli i pagave i ben te korruptohen dhe eshte gje e kuptueshme se korrupsioni eshte qe te vije njeriu deri te nje burim tjeter i te ardhurave per t'i plotesuar nevojat e veta". "Dhe, e dyta, nuk ka pergjegjesi. Aty ku nuk ka pergjegjesi, korrupsioni eshte ne prag. Por, sa di une, asnje person nuk ka dhene pergjegjesi per ceshtje te korrupsionit, edhe pse institucione te ndryshme japin raporte te sakta rreth korrupsionit", thekson Limani.
Ne anen tjeter, Leke Musa, drejtor ekzekutiv ne Oden Ekonomike Amerikane ne Prishtine, thote se korrupsioni mbetet kercenim serioz per funksionimin e bizneseve ne Kosove. Musa, nderkaq, shprehet se nuk do te kete zhvillim ekonomik perderisa korrupsioni eshte i pranishem. "Per arsye se ben dergimin e resurseve ekonomike ne ato pjese, te cilat nuk do te ndikojne ne zhvillimin, apo ne rritjen ekonomike. Do te thote, ne vend qe te ardhurat te shkojne ne ato pjese te ekonomise, qe do te kene efekte te ngritjes - rritjes, ato shkojne ne stimulime te tjera, te cilat nuk e kane efektin pozitiv ne ekonomi", deklaron Musa. Per ta luftuar kete dukuri, Leke Musa thote se duhet te ekzistoje vullneti i perfaqesuesve politike, komunitetit te biznesit, por edhe i shoqerise civile. "Perfundimisht, duhet te niset prej deshires politike, vullnetit politik eshte ai qe duhet te luftoje korrupsionin". "Mirepo, nje anen tjeter, gjithashtu edhe vete shoqeria duhet te beje presion te politike-beresit, qe te luftohet korrupsioni. Nuk do te kete zhvillim ekonomik derisa korrupsioni nuk luftohet me vullnet", vlereson Musa.
Nderkohe, ne nje hulumtim qe ka publikuar me heret Oda Ekonomike Amerikane, thuhet se mbi 60 per qind e kompanive biznesore, ne menyre te drejtperdrejte apo terthorazi, u kane dhene mite zyrtareve qeveritare per te fituar nje tender. Por, zyrtare qeveritare tashme kane deklaruar se prioritet i Qeverise eshte lufta kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar. Sipas tyre, perpjekjet e vazhdueshme te ekzekutivit jane qe te krijojne ambient te pershtatshem per komunitetin e biznesit. REL