E Diel, 1 Nëntor 2026

Togo i shpall "lufte" terrorizmit, nuk terhiqet nga gara

Kombetarja e Togos do te marre pjese ne Kupen e Afrikes, pavaresisht sulmit terrorist, ne Kabinda te Angoles. Ekipi ne fakt, ende nuk e ka marre driten jeshile nga qeveria e vendit te tij. Vendimi per t'u terhequr duket se nuk ka qene i lehte qe te merret. Pak pas traumes se nates tragjike ekipi i kombetares se Togos kerkoi te mos marre pjese ne "Afrika Cup". Kapiteni i ekipit Emanuel Adebajor u shpreh se pas traumes lojtaret duan qe te qendrojne ne shtepi, me familjet e tyre. - "Kampionati i futbollit eshte gjeja e fundit per te cilen mendojne lojtaret e kombetares se Togos," - citohet pas ngjarjes, Adebajor. Por, ne te gdhire te se dieles atmosfera ne ekipin e Togos ndryshoi. - "Ne perkujtim te te vrareve ne do te luajme", - u shpreh lojtari Tomas Dosevi. Kolegu i tij i ekipit Alaisis Romao theksoi se vendimi eshte marre njezeri. Me kete vendim synohet, qe rebelet te mos ia arrijne qellimit te tyre. Togo te henen do te luaje sipas planit, ndaj Ganes. Por qeveria e Togos nuk eshte dakord, pasi permbahet pozicionit te saj, qe komunikoi te shtunen, sipas te ciles pas atentatit as qe mendohet pjesemarrja ne "Afrika-Cup". - "Jeten tone ia detyrojme ushtrise angoleze, qe shoqeroi autobusin", theksoi trajneri i kombetares, i cili u plagos per vete nga nje plumb ne krah. Tre lojtare u plagosen gjate sulmit. Ata u derguan fillimisht ne nje spital ne Cabinda, ndersa portieri me plage ne bark u cua me avion ne Afriken e Jugut. Dr. Fraser Lamont eshte mjeku, qe e trajton: - "Ne zonen ku u sulmuan lojtaret sherbimi mjekesor eshte shume i kufizuar dhe brendaperbrenda Angoles transporti mjekesor eshte shume i veshtire. Afrika e Jugut nga ana tjeter eshte nje qender e njohur per trajtimin e pacienteve me traume. Per kete arsye na u drejtuan me kerkesen per ta sjelle ketu me rruge ajrore." Sulmi ndaj ekipit me disa te vrare dhe te plagosur nuk eshte goditje e rende vetem per Angolen por per te gjithe Afriken, qe po terheq vemendjen e opinionit me dhunen dhe jo me nje feste paqesore futbolli, - mendon kapiteni i kombetares se Togos, Emanuel Adebajor. - "Ne nuk pushojme se theni: Afrike, duhet te ndryshojme imazhin nese duam qe te na respektojne. Fatkeqesisht kjo nuk po ndodh. Kemi shansin e organizimit te njerit prej turneve me te medhenj ne bote, te Kupes se Botes. Jam shume i turperuar. Nuk e di, por kjo s'eshte e drejte," - theksoi Adebajor
Boterori, i kercenuar nga terrorizmi
Reagimi i komitetit organizues te Kampionatit Boteror ne Afriken e Jugut ndaj incidentit ne Cabinda erdhi menjehere. Nje zedhenes e denoi sulmin, por theksoi njekohesisht se ai nuk duhej vleresuar si ogur i keq per Kampionatin Boteror te Futbollit. Sipas tij, sulmi ishte nje akt i paster terrorist , qe duhet vleresuar si i tille, por nuk do te ndikoje ne prishjen e rendit dhe te qetesise edhe gjate finaleve te Kupes se Botes.. Edhe eksperti i sigurise Rory Stein beson qe Afrika e Jugut eshte e pergatitur mire per te pritur finalet e Kampionatin Boteror. - "Ne ditet e sotme nuk ka garanci prandaj planifikimi duhet bere me saktesi te madhe. Prej disa vitesh organet e sigurise te pothuajse te gjitha vendeve pjesemarrese jane te perfshira ne konsultime. Nuk do te guxoj te them se asgje nuk ka per te ndodhur, por kam shume besim ne masat tona te sigurise," - perfundoi eksperti i sigurise, per Kampionatin Boteror te Futbollit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›