Ferguson: Rio mund të qëndrojë te Junajtid
Menaxheri i Mançester Junajtid, Sër Aleks Ferguson, thotë se ai dëshiron ta mbajë mbrojtësin Rio Ferdinand. “Ajo çfarë i kam shpjeguar Rios një ditë është kjo: Se ne kemi dy mbrojtës të rinj të qendrës që po përmirësohen dhe jam i lumtur që kam katër në total dhe shpresoj t’i mbaj të katërtit për një kohë të gjatë. Rio është po thuajse 33 vjeç dhe dukshëm ka humbur ritmin që ka pasur pesë vite më parë në fushë. Kjo nuk do të thotë se ai nuk mund të shfaqë lojën e tij në një mënyrë tjetër.”, ka thënë Fergi.