Kasano do të operohet në zemër!
Milani ka bërë të ditur me anë të një komunikate zyrtare se testet kanë zbuluar se Antonio Kasano po vuan nga një traumë cerebrale dhe për këtë duhet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale. Kasano ishte dërguar në spital pas goditjes nervor që besohet ta ketë pësuar rrugës duke u kthyer nga Roma për në Milano. “Milani, sipas raporteve mjekësore të poliklinikës në Milano, bën të ditur se Antonio Kassano ka pësuar një dëmtim cerebral. Në ditët në vijim, lojtari do t’i nënshtrohet një operacioni të vogël kardiak. Koha e rikthimit të tij në fushë nuk dihet ende, por do të definohet pas operacionit”, shkruan në komunikatën e Milanit. Ndërkohë, zv/presidenti Galiani ka bërë të ditur se lojtarit do t’i duhen të paktën 6 muaj që të rikuperohet plotësisht.