E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lika: Teuta të luajë ndeshjet e saj pa menduar për titullin

Pas fitores kundër Tomorit në fushën asnjanëse të Vlorës, Teuta vijon të bashkëjetojë me Tiranën në krye të renditjes. Për trajnerin kryeqytetas të bregdetarëve, fjala “titull” as që duhet t’u shkojë ndërmend djemve të tij. “Kemi zhvilluar një ndeshje të mirë në Vlorë – tregon Lika- ndonëse nuk ka qenë e lehtë, pasi kundërshtari na vuri në vështirësi sidomos në pjesën e dytë. Por goli i dytë na ka dhënë sigurinë për të administruar me qetësi minutat e mbetura. Kemi bërë atë që duhet, duke i dhënë shumë pak mundësi kundërshtarit dhe të shfrytëzojmë mundësitë që na janë dhënë”. Ndonëse skuadra e tij po kryeson prej disa javësh, trajneri Lika nuk mendon shumë për klasifikimin, ndërsa kërkon që ndeshjet të vlerësohen javë pas jave, sepse vetëm në këtë mënyrë vjen vazhdimësia e rezultateve. “Jemi të kënaqur për ecurinë e deritanishme – vazhdon trajneri- por na duhet vazhdimësia e këtyre rezultateve. Duhet të vlerësojmë ndeshjet javë pas jave me të njëjtin seriozitet që kemi treguar në takimet e mëparshme. Më vjen mirë që skuadra ka reaguar pas barazimit me Skënderbeun dhe humbjen në kupë ndaj Flamurtarit, duke bërë një paraqitje të mirë përballë Tomorit”.

Superliga

Java VIII

Kastrioti – Tomori

Tirana – Skenderbeu

Flamurtari – Apolonia

Vllaznia – Bylis

Kamza – Shkumbini

Teuta – Dinamo

Pogradeci – Laçi

Renditja

Skuadra N F B H P

1. Tirana 7 5 1 1 16

2. Teuta 7 5 1 1 16

3. Flamurtari 7 5 0 2 15

4. Kastrioti 7 4 0 3 12

5. Laçi 7 3 3 1 12

6. Skënderbeu 7 2 4 1 10

7. Kamza 7 3 1 3 10

8. Vllaznia 7 3 1 3 10

9. Shkumbini 7 2 3 2 9

10. Bylis 7 2 1 4 7

11. Apolonia 7 2 1 4 7

12. Pogradeci 7 2 1 4 7

13. Tomori 7 1 1 5 4

14. Dinamo 7 0 2 5 -1

Shënim: Dinamos i janë zbritur tri pikë nga UEFA

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›