E Diel, 1 Nëntor 2026

Totenhem do të blejë Adebajor për 14 mln stërlina

Totenham Hotspur mund ta blejë përfundimisht Emanuel Adebajorin gjatë janarit, pasi Mançester Siti po mendon ta shesë futbollistin nga Togo. 27-vjeçari është ‘dëbuar’ nga “Eastlands”, pasi dështoi ta bindte menaxherin Roberto Mançini. Pasi e kaloi një gjysmë sezoni si huazim te Real Madridi, ish-sulmuesi i Arsenalit mund t’i bashkohet përfundimisht Spursave për 14 milionë stërlina, shkruan tabloidi ‘The Sun’. Aktualisht, ‘Citizens’ e paguajnë Adebajorin 170 mijë stërlina në javë, por ai është i gatshëm të pranojë uljen e pagës, vetëm për të lëvizur përgjithmonë në “Ëhite Hart Lane”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›